Presidenti Bajram Begaj është përballur me reagimin e familjarëve të efektivit të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, gjatë homazheve të zhvilluara këtë të premte.
Teksa po ngushëllonte familjarët e të ndjerit, xhaxhai i efektivit i tha Presidentit: “Gjejini fundin krimit se po na mbyten të gjithë. Mos i lini kriminelët, nuk i vrasin dot, tri herë, katër herë për ta kapur. Merrni masa se po na vrisni rininë. Bëhuni të zotë të vendit se e latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk po dominon policia, po dominon krimi. Do bëni detyrën se na fundosët! Gjejani rrënjët, lidhjet dhe urdhrin që dha ai, e dërgoi pa masa mbrojtëse... President më fal, por po vriten në krye të detyrës dhe nuk po bëhet gjë”.
Enea Mekolli u vra një ditë më parë gjatë një operacioni në Lozhan të Maliqit për të kapur një të shumëkërkuar. Autori plagosi edhe një efektiv tjetër, ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur. (A2 Televizion)