
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Vërri të Delvinës, ku ka mbetur i vdekur 20-vjeçari Orest Mahmutaj dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë, shkruan A2.
Tre të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.
Sipas informacioneve të para, të plagosurit janë nga Fieri, ndërsa viktima dyshohet nga Lazarati. (A2 Televizion)