Kërcënoi taksistin me mjet prerës dhe i grabiti paratë, arrestohet autori në aksin Tiranë–Elbasan

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 16:23 | Kronikë

Kërcënoi taksistin me mjet prerës dhe i grabiti paratë,

Një person është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një drejtues taksie dhe i ka grabitur një shumë parash si edhe një varëse.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Sipas informacionit paraprak të policisë, i dyshuari ishte pasagjer në taksinë që drejtohej nga viktima, kur nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë paratë dhe një varëse.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i reagimit të shpejtë, ai është lokalizuar, neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos