Dhunuan adoleshenten në Fier, 3 vajzat shantazhonin burrat me video, një djalë pas tyre

Nga Igli Çelmeta
10 Korrik 2026, 15:18 | Kronikë

Dhunuan adoleshenten në Fier, 3 vajzat shantazhonin burrat me video,

Tre të miturat që dhunuan bashkëmoshataren në Fier akuzohen të kenë ngritur edhe një skemë joshje dhe shantazhi të meshkujve. Pre ka rënë dhe një punonjës i policisë. Mësohet se për të ndikuar në hetimin e nisur ndaj tyre, të rejat e kishin joshur me biseda në rrjete sociale apo në telefon. Pasi efektivi shkoi për t'i takuar aty u fotografua nga një person i katërt, duke ia përdorur më pas si detyrim. Pjesë e skemës nuk ishte vetëm polici që tashmë është pezulluar nga detyra.

Në hetime kanë rezultuar element të fortë se ato kishin futur në grackë dhe meshkuj të tjerë, të cilët pasi i filmonin u kërkonin para në këmbim të fshirjes së materialeve kompromentuese. Burimet thanë se po punohet për tu zbuluar se cili ishte djali që qëndronte pas tre vajzave.

Rrjeti ka nisur të zbërthehet pasi në medie dhe rrjetet sociale u ngrit alarmi për dhunën e ushtruar dhe filmimin e skenës së publikuar në rrjetet sociale.

Këtë të premte dhe gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë. Për 19-vjeçaren nga hetimi në gjendje të lirë togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë të burgut pa afat, edhe pse ajo është në kërkim ndërsa 15-vjeçarja u la në masën e arrestit shtëpiak.

E mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është lënë në masën e mjekimit të detyruar pasi ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor. Madje ajo ka dhunuar edhe nënën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos