Qëlloi me thikë gruan pas konflikteve të vazhdueshme, kush është 40-vjeçari i dyshuar

Nga A2 CNN
10 Korrik 2026, 11:29 | Kronikë

Qëlloi me thikë gruan pas konflikteve të vazhdueshme, kush

Xhoni Karaj është autori i dyshuar i plagosjes së bashkëshortes në Durrës, raporton Elitjona Doko.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, ku 40-vjeçari Karaj plagosi me thikë bashkëshorten 32-vjeçare E. Karaj.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, ndërsa “blutë” kanë shpallur në kërkim autorin.

Dyshohet se çifti ka pasur herë pas here konflikte. Kanë qenë banorët dhe fqinjët e çiftit që kanë lajmëruar uniformat blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos