Burri godet me thikë gruan në Pogradec, e plagosura në gjendje të rëndë

Nga Artin Halili
22 Qershor 2026, 13:59 | Kronikë

Burri godet me thikë gruan në Pogradec, e plagosura në gjendje

Burri ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij, pas një konflikti të ndodhur në banesën e tyre në lagjen nr.4 të Pogradecit.

A2CNN mëson se e plagosur ka mbetur 27-vjeçarja Bleona Xhaja, e cila është transportuar në spitalin e Pogradec.

Gjendja shëndetësore e të plagosurës është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës, raporton A2CNN.

Bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos