Të martën zhvillohet provimi i fundit i maturës shtetërore. Mbi 26 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje, cili tregon edhe orientimin e të rinjve drejt shkollave të larta.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ju ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë rregullat e provimit duke rikujtuar se përdorimi i telefonave dhe çdo pajisje tjetër inteligjente është e ndalur në ambientet e testimit.
Në tri provimet e para janë përjashtuar nga Matura Shtetërore 29 maturantë të cilët kanë shkelur rregullat e provimit.
Sipas ministrisë ata kanë humbur për këtë vit të drejtën e dhënies së provimeve dhe aplikimit për shkollë të lartë. Me mbylljen e provimeve të maturës Shtetërore do të nisë procesi i aplikimit për në universitete. (A2 Televizion)