Rezoluta e PE, PD kërkon mocion me debat: Të zhvillohet të enjten

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 15:27 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.

Kërkesa mban firmën e kryetarit Gazment Bardhi, ndërsa në të listohen 20 shqetësime të evidentuara nga Parlamenti Evropian, të cilat kërkojnë një trajtim të menjëhershëm nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas demokratëve, rezoluta e Parlamentit Evropian përfshin çështje me interes publik, të cilat duhet të adresohen nga Kuvendi i Shqipërisë, ndaj kërkojnë mocion me debat e më tej miratimin e një plani pune të Kuvendit për shqetësimet e ngritura nga Brukseli.

Deputetët e PD shprehet se kërkesa e tyre duhet të shqyrtohet sa më parë, për të qenë pjesë e seancës plenare të së enjtes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos