Arrestohet 32-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohen armë, municion dhe radio

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 10:30 | Kronikë

Arrestohet 32-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohen armë,

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni të koduar “Siguria”, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet.

I arrestuari është shtetasi Eris Mara, banues në fshatin Peshkëpi.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve operative, organizuan operacionin në lagjen “Lef Sallata”, ku ndaluan automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte 32-vjeçari.

Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos