
Një zjarr i madh, i favorizuar edhe nga era, përfshiu mbrëmjen e së premtes një pjesë të lagjes Sakë, në malin e Shëngjinit, në Lezhë.
Për shkak të terrenit malor, bimësisë së dendur dhe erës së fortë, zjarri përfshiu një sipërfaqe të gjerë në një kohë të shkurtër, duke vështirësuar së tepërmi punën e zjarrfikësve, strukturave të Emergjencave Civile dhe pushtetit vendor për lokalizimin e flakëve, shkruan A2CNN.
Fatmirësisht, pavarësisht intensitetit të zjarrit, nuk pati dëme në njerëz apo banesa.
Pas përpjekjeve gjatë gjithë natës, mëngjesin e së shtunës vatra e zjarrit u vu nën kontroll, duke lënë aktive vetëm disa vatra të vogla, të cilat pritet të izolohen plotësisht edhe me ndërhyrjen nga ajri. (A2 Televizion)