Çami i Shëmrisë, atje ku “koha është ndalur” dekada më parë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
24 Qershor 2026, 10:51 | Kronikë

Kjo është rruga që të çon në fshatin Çam të Shëmrisë në qarkun e Kukësit. E vështirë dhe nga Kukësi zgjat për rreth 1 orë e gjysmë.

Ndërsa mbërrin, duket sikur koha në këto anë ka mbetur në vend dekada më parë. Fshati është shpopulluar, ndërsa tek-tuk te ndonjë banesë e cila ka ndjerë dorën e restaurimit, kupton që ka ende njerëz që po përpiqen ta mbajnë të gjallë këtë fshat.

Një prej tyre është Haki Shpata, një 75-vjeçar i larguar vite më parë së bashku me familjen, por që muajt e verës rikthehet në fshatin e tij. Ai tregon arsyet se përse ky vend që dikur numëronte qindra banorë sot është i shkretë.

Për ta kuptuar sa e vështirë është jetesa në këtë fshat, mjafton të dëgjosh sakrificën që bëjnë banorët për të siguruar qoftë edhe komunikimin në këmbë mes tyre.

E ndërsa në këto ditë vere fshati ka një farë gjallërie, me ardhjen e dimrit heshtja rikthehet përsëri. Por banorë si Haki Shpata vazhdojnë të besojnë se e ardhmja e këtij fshati malor ende nuk ka marrë fund.

Ata shpresojnë që me më shumë vëmendje dhe investime, jeta të rikthehet edhe një herë në Çamin e Shëmrisë, duke i dhënë fund boshatisjes që prej vitesh po ndryshon fytyrën e zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos