Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Mabë, humb jetën drejtuesi i automjetit, plagosen motra dhe djali i tij

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 08:39 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Mabë, humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë–Mabë.

Një kamion me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa janë tranportuar drejt Traumës motra dhe djali i tij.

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi  K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos