Hyri në marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 14:12 | Kronikë

Hyri në marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares,

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka pezulluar një efektiv policie në Fier.

Arsyeja e pezullimit është fakti se efektivi kishte hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçaren në Fier.

Ngjarja u bë publike pak ditë më parë, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje ku 19-vjeçarja, së bashku me dy vajza 15-vjeçare, shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje.

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Fierit arrestoi 19-vjeçaren, ndërsa rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos