
Shirat e dendur që kanë prekur juglindjen së fundmi kanë shkaktuar bllokimin e rrugës së Moglicës, aks i rëndësishëm që bën lidhjen mes Maliqit dhe Gramshit.

A2 CNN raporton se interte të konsiderueshme kanë rënë nga mali duke bllokuar qarkullimin e mjeteve që kanë rreth një orë që presin hapjen.
Mjetet e kompanisë nënkontraktore po bëjnë pastrimin e rrugës me qëllimin normalizimin e situatës. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )