
A2 CNN ka mësuar detaje ka gjendja shëndetësore e policit Edison Adri i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit të 4 qershorit në Lozhan të Maliq. Mësohet se ai ka kaluar në pavijon dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Po kështu A2 CNN mëson se edhe autori Violand Braçellari ka kaluar në pavijon dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ata mbahen në ambiente të veçuara në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe në praninë e policisë.
Kujtojmë se gjatë operacionit për kapjen e të shumërkuarit Violand Braçellari, u vra edhe efektivi i policisë Enea Mekolli.
(A2 Televizion)