Sulme në Gjirin Persik, ushtria e Iranit shënjestrën bazat amerikane

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 08:31 | Bota

Sulme në Gjirin Persik, ushtria e Iranit shënjestrën bazat

Ushtria e Iranit bën me dije se ka kryer sulme me drone një orë më parë që kanë pasur në shënjestër bazat amerikane në Gjirin Persik.

Sulmet kishin në shënjestër një sistem raketash Patriot në Kuvajt, një vendndodhje antene satelitore për paralajmërim të hershëm në Katar dhe rezervuarë karburanti që i përkisnin ushtrisë amerikane në Bahrein.

Ushtria iraniane tha se përdori “një numër të madh të llojeve të ndryshme të dronëve” në sulme.

Aty thuhej se Forcat e Armatosura të Iranit “nuk do të lejojnë që qëllimet dhe aspiratat e Presidentit budalla të Shteteve të Bashkuara të realizohen në asnjë rrethanë dhe do të mbrojnë idealet e larta të Revolucionit Islamik deri në fitoren përfundimtare”.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit thotë se forcat amerikane kanë sulmuar pesë provinca në vend gjatë dy ditëve të fundit, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 78 të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos