Mjeku Prifti: “Spike Protect” merr miratimin e Komunitetit Europian, pritet të dalë në treg brenda pak javësh

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 18:27 | Aktualitet

Mjeku Prifti: “Spike Protect” merr miratimin e Komunitetit Europian,

Kardiokirurgu Edvin Prifti ka njoftuar se produkti “Spike Protect” ka marrë miratimin rregullator të Komunitetit Europian dhe pritet të dalë në tregun europian në javët e ardhshme.

Në postim në rrjetet sociale, Prifti shprehet se bëhet fjalë për një molekulë biologjike që, sipas tij, synon ta bëjë të padëmshme për organizmin e njeriut proteinën Spike të prodhuar nga Covid-19, si edhe atë që lidhet me vaksinat kundër virusit.

Postimi

Të nderuar miq, Pas një pune disa vjeçare, më së fundmi vjen aprovimi rregullator i Komunitetit Europian i Spike Protect (emri i produktit që kam zgjedhur), një mishelë biologjike e ideuar prej meje, për ta bërë proteinën Spike, e cila prodhohet nga Covid19 si dhe nga vetë vaksinat, të padëmshme për organizmin e njeriut. Mijëra më kanë pyetur për këtë produkt, por nuk mund ta sugjeroja pa ardhur ky aprovim përfundimtar. Tani duhet edhe pak javë dhe ky produkt i quajtur Spike Protect do të jetë i pranishëm në të gjithë tregun europian dhe sigurisht edhe në Shqipëri. Shpresoj që të parandalojmë sa më shumë komplikacionet e vaksinave si dhe vetë Covid19 për ata që kanë kaluar long Covid. Falënderoj përzemërsisht Zion Pharmaceutical dhe Martinez Nieto S.A. për impenjimin në këtë partneritet dhe veçanërisht për plotësimin e kërkesës sime të veçantë që kostoja e produktit të jetë sa më e lirë në mënyrë që gjithkush ta administrojë!

Mjeku Prifti: “Spike Protect” merr miratimin e Komunitetit Europian, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos