“Seven Seas Splendor” mbërrin për herë të parë në Portin e Durrës

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 13:35 | Aktualitet

“Seven Seas Splendor” mbërrin për herë të

Anija turistike “Seven Seas Splendor”, pjesë e kompanisë Regent Seven Seas Cruises, ka mbërritur për herë të parë në Portin e Durrësit, me rreth 650 pasagjerë në bord.

Kompania Regent Seven Seas e ka përfshirë prej vitesh Durrësin në itineraret e saj turistike, ndërsa këtë sezon risia lidhet me imbarkimin nga Porti i Durrësit të 80 pasagjerëve nga vende të ndryshme.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë vlerësuar kushtet dhe facilitetet e ofruara në port për pritjen dhe përpunimin e turistëve.

Me rastin e vizitës së parë të anijes në Durrës, në bord u zhvillua ceremonia tradicionale “Maiden Call”, ku morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, dhe Kapiteni i Portit, Taulant Allka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos