Analisti Faik Basha, i ftuar në emisionin "Terminal" me Aurora Sulçe në A2 CNN, deklaroi se protesta duhet analizuar edhe nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare, duke pretenduar se ajo ka shfaqur elemente të një lufte hibride dhe është ndikuar nga influenca të huaja.
Sipas Bashës, zhvillimet e fundit kanë përforcuar bindjen e tij se bëhet fjalë për një formë të luftës hibride, një qëndrim që, siç tha ai, e ka shprehur që në ditët e para të protestës.
"Sot më vjen mirë që koha më dha të drejtë. Kjo situatë kërkonte një analizë sigurie dhe një mendim më të thelluar në drejtim të influencave të huaja.
Pas disa ditësh u provua se kemi të bëjmë me një luftë hibride", u shpreh Basha. (A2 Televizion)