A janë ftohur marrëdhëniet Turqi-Shqipëri? Analiza e gazetarit shqiptar

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 08:24 | Aktualitet

Gazetari dhe kryetari i Shoqatës “Vatra”, Bora Zukali, foli përmes një lidhje Live në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

I pyetur nëse janë ftohur raportet mes dy vendeve, Zukali tha se kohët e fundit ka pasur disa probleme, por që sipas tij mund të tejkalohen. Gazetari vë në dukje miqësinë e fortë Rama-Erdogan, dhe lokacionin e rëndësishëm që ka Shqipëria për NATO-n.

Diçka probleme ka, për këto javë. Vetëm mendoj që këto janë detaje të vogla, sepse Erdogani me Ramën kanë një miqësi shumë të fortë edhe këto do të zgjidhen. Shqipëria është në rajonin e Ballkanin, e dominon Ballkanin, pasi Kosova në këtë Samit s’është anëtare e NATO-s, vetëm KFOR-i është në atë zonë. Mendoj që për Shqipërinë do jetë më mirë, pasi Aeroporti i Kuçovës ka rëndësi për të gjithë NATO-n, pasi që andej mallrat ushtarake, apo pjesët e luftës, transportohen. Shqipëria ka një lokacion shumë të rëndësishëm”, shprehet Zukali.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos