Zjarri në Fier, dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit të furnizimit me ujë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 16:43 | Aktualitet

Zjarri në Fier, dëme të konsiderueshme në bazën

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazë materiale në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit.

Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, zjarri tashmë është fikur, por fillimisht kanë ndërhyrë vetë punonjësit e ujësjellësit për neutralizimin e tij, pasi shërbimet zjarrfikëse janë fokusuar te mbrojtja e banesave.

Zjarri në Fier, dëme të konsiderueshme në bazënZjarri në Fier, dëme të konsiderueshme në bazën (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos