
AAK ka shpalosur disa kërkesa që duhet të plotësohen nga Lëvizja Vetëvendosje nëse do ndihmën e saj për formimin e institucioneve. Mes kërkesave të parashtruara nga Ardian Gjini është që institucionet e reja të pranojnë projektin e gazit amerikan.
“E para institucionet e reja duhet qartë të pranojnë orientimin strategjik, ta pranojnë projektin e gazit amerikan menjëherë. Institucionet duhet menjëherë ta ngrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro. Menjëherë tokat e punuara të lirohen nga tatimi në pronë. Kërkojmë që institucionet menjëherë duhet t’i buxhetojnë si të plota ndërtimin e infrastrukturës jetike, si rruga për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Podujevë, janë të buxhetuara prandaj nuk punohet. Të zotohen se për Prishtinën duhet të ndahen në 5 vjetët e ardhshme 800 milionë deri 1 miliard euro sepse po bëhet e pajetueshme”, ka thënë Gjini. (A2 Televizion)