Zbardhen detaje nga takimi Trump-Netanyahu, reagon Shtëpia e Bardhë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2026, 19:12 | Bota

Zbardhen detaje nga takimi Trump-Netanyahu, reagon Shtëpia e Bardhë
 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi bisedime me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, të cilat Shtëpia e Bardhë i përshkroi si "pozitive dhe produktive".

Omani i paraqet Iranit një propozim për menaxhim të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit me "tarifa vullnetare" që do të siguronin që Teherani të mos ushtrojë kontroll të vetëm mbi këtë rrugë ujore jetësore. Në takimin Trump-Netanyahu ishte i pranishëm edhe zëvendspresidenti amerikan JD Vance.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ishin gjithashtu në takim, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të administrates, sipas fotove të publikuara në mediat sociale nga zyra e Netanyahu-t.

Është ende e paqartë se çfarë diskutuan palët, por lufta SHBA-Izrael-Iran, së bashku me luftërat e Izraelit në Liban dhe Gaza, mund të kenë qenë në axhendën e bisedimeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos