Shuhet Bonnie Tyler, kryesoi klasifikimet me hitin “Total eclipse of the heart”

Nga Rosalba Bejdo
9 Korrik 2026, 15:39 | Showbiz

Shuhet Bonnie Tyler, kryesoi klasifikimet me hitin “Total eclipse of the

Këngëtarja britanike Bonnie Tyler, e njohur në mbarë botën për hitin ikonik "Total Eclipse of the Heart", ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Tyler, emri i vërtetë i së cilës ishte Gaynor Hopkins, u bë e famshme falë zërit të saj karakteristik, i cili ndryshoi përgjithmonë pas një operacioni në kordat vokale në vitin 1977.

Karriera e saj mori hov në fillim të viteve 80 me bashkëpunimin me kompozitorin Jim Steinman. Hiti "Total Eclipse of the Heart" kryesoi klasifikimet në Britani dhe SHBA, u nominua për çmimin Grammy dhe është dëgjuar mbi një miliard herë në Spotify.

Një tjetër sukses i madh ishte edhe "Holding Out for a Hero", këngë që mbetet ndër baladat më të njohura rock. Gjatë karrierës së saj, Tyler publikoi edhe këngë të suksesshme si "It's a Heartache" dhe "Lost in France".

Në vitin 2013 përfaqësoi Britaninë e Madhe në Eurovision, ndërsa në vitin 2022 u nderua me titulli për kontributin e saj në muzikë. Siç bëhet e ditur artistja ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës në një spital në Portugali, ku në muajin maj, iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë dhe u vendos në gjendje kome të induktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos