F1, talenti italian "u lë targën" britanikëve në shtëpinë e tyre. Antonelli dominon garën Sprint në SIlverstone

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 16:11 | Sporte të tjera

F1, talenti italian "u lë targën" britanikëve në

Kimi Antonellit arrin fitoren e tij të parë në një garë Sprint në Formula 1, duke triumfuar në formatin e shkurtër të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe, pas një dueli të ashpër dhe spektakolar me Lewis Hamilton.

Momenti kyç i garës erdhi në xhiron e nëntë nga shtatëmbëdhjetë të parashikuara: Piloti i Mercedesit ndërmori sulmin vendimtar, duke parakaluar shtatë herë kampionin e botës. Një parakalim i vendosur, i mundësuar nga një menaxhim perfekt i rikuperimit të energjisë (ERS), gjë që e kapi në befasi britanikun.

Hamilton, i cili u nis nga "pole position", u përpoq të kundërpërgjigjej në xhirot e fundit, por iu desh të kënaqej me vendin e dytë në podium përpara publikut të tij. Për të kurorëzuar ditën perfekte të Antonellit, ai regjistroi gjithashtu edhe xhiron më të shpejtë të garës, shkruan A2.

Pas dy kryesuesve të garës, Lando Norris blindoi pozicionin e tretë që në xhirot e para dhe e mbrojti atë deri në fund nga sulmet e George Russell, i cili përfundoi i katërti garën Sprint.

Vendi i pestë shkoi për Charles Leclerc: piloti i Ferrarit, i penalizuar nga një nisje e keqe, arriti gjithsesi të kufizonte dëmet duke siguruar një vend në pesë më të mirët, përpara Max Verstappen dhe Oscar Piastri.

Pika e fundit e vlefshme për botërorin në këtë garë Sprint shkoi për Liam Lawson, i teti dhe më i miri ndër pilotët e Racing Bulls. Top 10-shja mbyllet nga një Isack Hadjar zhgënjyes në vendin e nëntë dhe nga piloti debutues Arvid Lindblad.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos