
Lewis Hamilton merr fitoren e tij të parë në karrierë me Ferrarin. Në Çmimin e Madh të Katalunjës, britaniku shënoi fitoren e 106-të në karrierën e tij, duke e rikthyer markën e Maranello-s në shkallën më të lartë të podiumit.
Vendi i dytë i shkoi George Russell për Mercedes, me Lando Norris në të tretin.
Ndërkohë, Andrea Kimi Antonelli (Mercedes) dhe Charles Leclerc (Ferrari), tërhiqen në mënyrë dramatike pothuajse njëkohësisht, tre xhiro nga fundi.
Max Verstappen e mbylli garën i katërti, përpara Piastri dhe Hadjar. Dhjetë të parët u plotësuan nga Gasly, Colapinto, Lawson dhe Lindblad. (A2 Televizion)