
Vllaznia ka mposhtur Malishevën në turin e parë të Conference League. Sfida e parë e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u fitua 2-1 nga shkodranët.
Ishin miqtë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç që kaluan të parët në avantazh, shkruan A2.
Vllaznia e Edi Martinit barazoi me golin e Qatos, ndërsa pjesa e dytë ndryshoi edhe fatin e gjithë takimit.
Në minutën e 55-të ishte Skovgard që shkaktoi faull dhe mori karton të kuq si lojtar i fundit te Malisheva. Më pas Musta i Vllaznisë e mori përsipër goditjen e dënimit dhe e dërgoi topin në rrjetë.
(A2 Televizion)