Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 14:57 | Futboll

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit.

Federata Tuniziane e Futbollit nuk e kapërdiu humbjen 5 -1 ndaj Suedisë dhe pas një mbledhjeje urgjente vendosi shkarkimin e ish-lojtarit të Parmës dhe Interit, shkruan A2.

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

54-vjeçari e drejtoi Tunizinë vetëm për 5 ndeshje. Pas fitores ndaj Haitit, pasoi barazimi me Kanadanë dhe humbjet përballë Austrisë, Belgjikës e së fundmi Suedisë.

Kontrata e Lamouchi ishte e vlefshme deri në vitin 2028.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos