Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta të dhunshme në Meksikë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 12:37 | Futboll

Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta

Kupa e Botës 2026 ka nisur mes polemikash dhe situatash kaotike, duke vënë në siklet FIFA-n vetëm në ditën e parë të turneut. Ndeshja mes Koresë së Jugut dhe Çekisë, e zhvilluar në Guadalajara të Meksikës, u luajt përballë një numri të konsiderueshëm vendesh bosh, pavarësisht pretendimeve të FIFA-s për një interes rekord për biletat.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte deklaruar se organizata kishte marrë plot 500 milionë kërkesa për bileta, dhjetë herë më shumë se në dy Botërorët e mëparshëm së bashku, shkruan A2 CNN. Megjithatë, pamjet televizive nga stadiumi me kapacitet 45 664 vende tregonin boshllëqe të dukshme në tribuna, veçanërisht në zonat VIP.

Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta

Sipas njoftimit zyrtar, në stadium ishin të pranishëm 44 985 tifozë, çka do të thotë se vetëm rreth 700 vende kishin mbetur të paplotësuara. Por shumë tifozë dhe media ndërkombëtare vunë në dyshim këtë shifër, duke e konsideruar situatën një goditje të fortë për imazhin e FIFA-s.

Pakënaqësitë lidhen kryesisht me çmimet e larta të biletave. Edhe për ndeshjet më pak tërheqëse të fazës së grupeve, çmimet kanë nisur nga mbi 300 dollarë, ndërsa mijëra bileta vijojnë të jenë të disponueshme në platformat zyrtare të rishitjes.

Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta

Ceremonia hapëse në stadiumin legjendar Azteca në Mexico City u zhvillua para 83.264 spektatorëve, ku Meksika mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0. Aktiviteti u shoqërua me performanca artistike të Shakirës, Andrea Bocellit dhe këngëtares Ejae.

Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta

Por atmosfera festive u errësua nga protesta të dhunshme jashtë stadiumit. Demonstruesit u përplasën me policinë, hodhën bomba molotov dhe gurë, ndërsa disa persona tentuan të hynin pa bileta. Protestat u organizuan nga grupe të ndryshme aktivistësh dhe sindikatash, të cilët kërkuan vëmendje ndërkombëtare për çështje si personat e zhdukur dhe kushtet e vështira të punës në Meksikë.

Botërori 2026 nis me polemika, pak tifozë në stadium dhe protesta (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos