Kepi i Gjelbër surpriza e Botërorit, një komb, një murale dhe ëndrra e bukur në Kupën e Botës

Nga Dea Kozma
5 Korrik 2026, 17:32 | Futboll

Ëndrra e Kepit të Gjelbër fitoi zemrat e çdo tifozi në botë.. Pasi u eliminua nga kampionët në fuqi të Argjentinës, tani dashuria për futbollin ka marr jetë edhe në muret e kryeqytetit Praia, ku çdo penelatë është një mesazh shprese për kombëtaren që ka mahnitur botën.

Artisti Tutu Sousa, së bashku me Edson Garcia dhe një grup të rinjsh vullnetarë, ka realizuar një murale të mesfushorit João Paulo Fernandes. Ata besojnë se arti është mënyra më e bukur për të mbështetur "Peshkaqenët Blu".

"Qëllimi ynë është të bashkojmë komunitetin dhe t'i dërgojmë energji pozitive ekipit kombëtar

Për piktorin Sousa-n, një murale nuk është thjesht një pikturë. Është një simbol krenarie, një mënyrë për të bashkuar njerëzit dhe për të treguar se ndonjëherë, edhe arti mund të bëhet lojtari i dymbëdhjetë.. Kepi i Gjelbër ka befasuar në debutimin në Botëror, duke siguruar kualifikimin nga Grupi H pas tre barazimeve ndaj Spanjës, Uruguait dhe Arabisë Saudite dhe u eleminuan me shumë vështirësi nga kampionët në fuqi të Argjentinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos