Cristiano shënon, Gonçalo Ramos i jep kualifikimin Portugalisë. Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 08:21 | Futboll

Cristiano shënon, Gonçalo Ramos i jep kualifikimin Portugalisë.

Portugalia përmbysi rezultatin për të mposhtur Kroacinë 2-1 në Toronto, në një ndeshje emocionuese që e kualifikoi për në raundin e 1/8-ve të Kupës së Botës 2026.

Perisic shënoi në minutën e 52-të, Cristiano Ronaldo shënoi me penallti në minutën e 67-të dhe lojtari i ri i Milanit, Gonçalo Ramos, shënoi në minutën e 90-të, pas një asisti perfekt nga Rafa Leao, shkruan A2.

Një gol i CR7 u anulua për pozicion jashtë loje në minutën e 60-të, i ndjekur nga një gol i Sucic në minutën e 80-të, dhe një i Gvardiol në minutën e 103-të.

Kështu, udhëtimi i Portugalisë vazhdoi, me ndeshjen tjetër që do ta luajë kundër Spanjës, ndërsa Kroacia i dha lamtumirën Luka Modric, i cili po luante ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos