Vlorë, IKMT shemb një "beach bar" në Jalë

Nga Edi Ruçi
3 Korrik 2026, 09:01 | Aktualitet

Vlorë, IKMT shemb një "beach bar" në Jalë

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Sipas informacioneve paraprake, objekti rezultonte i ndërtuar pa leje në vijën bregdetare, çka ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve për prishjen e tij. Aksioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe ka përfunduar pa incidente, shkruan A2.

Burime bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes së IKMT-së nuk është shënuar asnjë problem apo kundërshtim nga pronarët ose persona të tjerë të pranishëm në zonë.

Ndërkohë, IKMT ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare. Aktualisht po verifikohen një sërë ndërtesash për të konstatuar nëse janë ndërtuar pa leje ose nëse nuk plotësojnë kriteret ligjore për t’u legalizuar. Autoritetet theksojnë se aksionet synojnë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit, veçanërisht në zonat bregdetare me rëndësi të veçantë turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos