Interesi për këtë kompeticion ka qenë i jashtëzakonshëm cfarë ka shkaktuar dhe kaos me çmimet e transportit në SHBA.
Tifozët pritet të paguajnë gati 12 herë më shumë se tarifa normale prej 12.90 dollarësh për një udhëtim vajtje-ardhje me tren nga “Penn Station” në Manhattan drejt stadiumit “MetLife” në New Jersey, aty ku do të luhet finalja e madhe.
Guvernatorja e New Jersey-t, Mikie Sherrill, dhe FIFA kanë shkëmbyer kritika reciproke për çmimin prej 150 dollarësh për një udhëtim që zgjat vetëm 15 minuta. Ndërsa Sherrill kërkon që kostot t’i mbulojë FIFA, kjo e fundit është përgjigjur se nuk ka asnjë detyrim të tillë. (A2 Televizion)