Toksikologia Amarda Gashi tregoi shenjat që tregojnë se një adoleshent mund të ketë nisur konsumin e drogës.
“Vihet re ulja e moshave që përdorin drogë. Sot gjen kollaj persona 11 apo 12 vjeç përdorues droge, ndërsa kjo gjë nuk ndodhte para 10 vitesh. Sot janë rritur para kohe sepse kanë të aksesueshme rrjetet sociale”, tha Gashi për “Dita Jonë” në A2CNN.
Sipas toksikologes, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në kontrollin e fëmijëve të tyre.
“Një 12-vjeçar nuk mund të jetë deri në 12 të natës jashtë me shokët. Duhet të jenë të kujdesshëm sepse në atë moshë janë kuriozë. Nëse prindi vë re rënie notash në shkollë, nëse është i mbyllur, nëse është nervoz kur kërkon para. Këto janë elementët ku duhet bërë kujdes”, shtoi toksikologia. (A2 Televizion)