Bëni kujdes nga i nxehti përvëlues i këtyre ditëve! Daljet në pikun e vapës mund të bëhen shkak për probleme serioze me shëndetin.
Këshillat e mjekëve janë për të gjitha grupmoshat dhe, në mënyrë të veçantë, për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.
Gjatë daljeve në orët e vapës, mbani gjithmonë me vete ujë, reduktoni konsumin e kafesë dhe shmangni konsumimin e alkoolit, shkruan A2 CNN. Në dietën ushqimore shtoni zarzavatet, frutat dhe konsumoni sa më shumë lëngje.
Në këto ditë të nxehta vere, për të sëmurët kronikë rekomandohet kontakti i vazhdueshëm me mjekun e familjes në lidhje me dozat e mjekimeve.
Ndërsa, për çdo urgjencë shëndetësore, kontaktoni operatorët e Urgjencës Kombëtare përmes numrit 127. (A2 Televizion)