
Nuk është vetëm një video e rëndë, dhunimi i 17-vjeçares nga Fieri e cila rrihet pa mëshirë nga dy 15-vjeçare dhe një tjetër që i filmon pa ju dridhur dora. Eshtë një skenë që dëshmon problemet e fshehura të adoleshentëve, agresivitetin e tyre, raportet me shoqërinë dhe familjen, pikëpyetjet që ngrihen për shëndetin mendor të brezit të ri.
Nora Malaj nuk e fsheh tronditjen. Për Malajn, pamjet tronditëse të dhunës tregojnë se si familja, shoqëria dhe shkolla në vendin tonë kanë humbur rolin dhe fuqinë e tyre. Përhapja e shpejtë në rrjetet sociale për Ekspertët e It tregojnë se si adoleshentët bëhen viktima të botës virtuale.
Videot e përhapura përmes algoritmeve pasohen me presionin dhe agresivitetin. Ekspertët ngrenë alarmin për prindërit të duhet të shtojnë kontrollin ndërsa shteti të aplikojë modelet që po vënë në zbatim shtete e tjera.
Pedagogia Nora Malaj ka një mesazh të veçantë për të gjithë prindërit. Ekspertët e arsimit theksojnë nevojën e një strategjie të re komunikimi për të rinjtë dhe adoleshentët.
Nevojiten programe dhe emisione edukative që të rinjtë të orientohen nga libri dhe jo nga modelet e dhunës. (A2 Televizion)