Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Pallatin Elysee

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 13:55 | Politikë

Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Pallatin Elysee

Kryeministri Edi Rama është pritur në një vizitë zyrtare nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili e ka takuar në mënyrë të përzemërt në hyrje Pallatin Elysee. 

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Paris për një vizitë zyrtare dhe drekë pune me ftesë të Macron.

Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Takimi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.

Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Pallatin Elysee (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos