“Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët jetojnë më mirë”, deklarata e zv.ministrit ndez debatin në studio

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 21:43 | Politikë

Standardi i jetesës në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm që nga rënia e komunizmit. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, duke nxitur debate mes të ftuarve në studio, teksa e bazoi këtë argument me rritjen e pagave dhe të ardhurave për frymë.

“Që nga dita e rënies së komunizmit, çdo shqiptar ka jetuar më mirë se ç’ kanë jetuar më përpara. Shumë më mirë se ç kanë jetuar patjetër, progresi është i mirë. Duhet të shohim të ardhurat për frymë janë rritur, pagat janë rritur”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Përkundër këtyre deklaratave u shprehën, gazetari Bledian Koka, i cili ngriti pikëpyetje mbi përmirësimin cilësor të jetesës, dhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare. Ky i fundit solli shembullin e vendeve të zhvilluara si Singapori dhe Koreja e Jugut, në të cilat mbështetja shtetërore ndaj kompanive ka prodhuar industri me vlerë të shtuar, përkundër përdorimit të fondeve në vendin tonë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos