“Në çamçakëz ka mikroplastikë”, alarmi i mjekes toksikologe: Jo normale që një 9-vjeçare të ketë cikël menstrual!

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 08:42 | Aktualitet

Mjekja toksikologe Suela Xhufi ngriti shqetësimin për përmbajtjet e dëmshme që mund të gjenden te çamçakizi, gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë”. Sipas saj, mikroplastika mund të jetë e pranishme si te çamçakizët natyralë, ashtu edhe te ata të prodhuar me polimerë.

Përmbajtja e mikroplastikës mund të gjendet te çamçakizët. Është patjetër. Po flas për të dy llojet, çamçakizi natyral nga rrëshira e bimës, edhe nëpërmjet polimerëve që vijnë nga benzina ose nafta. Në të dyja rastet është parë që brenda 8 minutave të para të përtypjes së çamçakizit, ne mund të marrim deri në 600 pjesëza të mikroplastikës. T’ia evitojmë fëmijës sa më shumë do të ishte ideale”, u shpreh Xhufi.

Toksikologia paralajmëroi gjithashtu se substanca të caktuara mund të ndikojnë në sistemin hormonal, duke shkaktuar çrregullime endokrine dhe pasoja në zhvillimin e fëmijëve.

Krijohet një çrregullim endokrin, rritje të hormoneve më tepër se sa norma. Të gjitha këto japin obezitet, cikël menstrual më të shpejtë, zhvillim më të shpejtë se sa duhet të jetë. Në moshën 9 vjeç s’më duket normale që një vajzë të ketë cikël menstrual. Sidomos çamçakizët që u ikën shpejt shija dhe kanë shumë sheqer, kanë nivel glukoze shumë të lartë”, tha ajo.

Xhufi rekomandoi kufizimin sa më të madh të konsumit të çamçakizëve te fëmijët, veçanërisht të atyre me përmbajtje të lartë sheqeri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos