“Në Rrjoll çdo gjë konform ligjit”, inxhinieri: Nuk është shmangur asnjë procedurë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2026, 21:32 | Politikë

Inxhinieri Erion Softa deklaroi se investimi që po bëhet në Rrjoll është konform ligjit.

“Unë do doja që shqiptarët të protestojnë për problemet reale. Unë mendoj që në këtë vend ka nevojë për investime. Deri tani kemi investuar vetëm në qendër të Tiranës. Problemi kryesor që cenon investitorët është ligjshmëria e pronës. Kemi rastin e Rrjollit, ku pronarët zihen me njëri-tjetrin dhe kusuret i merr investitori. Ndërkohë që realisht çdo gjë është e përcaktuar saktë konform ligjit. Çdo qytetar që kërkon të shkojë drejt një investimi në një zonë të tillë, vetëm këtë lloj procedure mund të ndjekin”, tha Softa në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.

“Ne duhet të protestojmë sot para institucioneve që të jenë më të përgjegjshme dhe të mos i vendosin më subjektet para qytetarëve dhe as qytetarët përballë njëri-tjetrit”, shtoi inxhinieri.

Disa banorë të zonës së Velipojës në Shkodër protestuan dhunshëm mbi investimin privat në Rrjoll, aty ku ka nisur të ndërtohet projekti turistik "Blue Borgo".

Shkak i protestës ishin pretendimet për pronësi nga një grup banorësh mbi një pjesë të territorit ku po realizohet investimi. Kjo edhe pse në mënyrë të përsëritur kompania GENER 2 ka sqaruar publikisht përmes dokumentacionit zyrtar se këto pretendime nuk mbështeten në dokumentacion të vlefshëm ligjor, duke theksuar se trualli është përfituar përmes transaksioneve të rregullta me poseduesit e titujve të pronësisë.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos