21 ditë protestë, pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 22:44 | Politikë
 

21 ditë protestë, pas rrethimit të Kryeministrisë

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit po brohorasin në kor fjalët “Fitore! Fitore! Fitore”.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimi i qeverisë. Gjatë fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë ka pasur edhe thirrje për grevë urie, apo për ta kaluar natën në bulevard.

Sot po mbahet protesta e 21-të qytetare, e udhëhequr nga diaspora, ku mbizotëron ngjyra kuqezi dhe vihet re një prani e shtuar e qytetarëve në krahasim me tubimet e mëhershme.

Në tubimin e sotëm u vu re edhe prania e deputetes Marjana Koçeku, 6 ditë pasi ajo njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos