Rregullorja e Botërorit hyn edhe në kampionatin shqiptar? Kapiteni Kapllani jep detajet nga ndryshimet

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 22:50 | Futboll

Ndryshimet e fundit të FIFA-s në rregulloren e lojës po sjellin një futboll më dinamik dhe me më pak ndërprerje, por mbetet për t’u parë nëse këto risi do të zbatohen së shpejti edhe në kampionatin shqiptar.

I ftuar në emisionin “Mega Sport” me Altin Sulçen në A2 CNN, futbollisti Dejvid Kapllani u ndal te efektet që kanë sjellë rregullat e reja në ritmin e ndeshjeve, duke vlerësuar veçanërisht rritjen e kohës efektive të lojës dhe uljen e ndërprerjeve të panevojshme.

Sipas tij, futbolli modern po synon të favorizojë lojën aktive dhe intensitetin në fushë.

Me rregullat e reja të FIFA-s ndeshja është më ritmike. Ka më shumë ritëm, ka më pak ndalesa loje. Janë shtuar edhe minutat shtesë dhe intensiteti në fushë, gjë që është kryesore. Botërori i 2026-ës në kohën efektive është 59,26 sekonda”, u shpreh Kapllani.

Duke komentuar mundësinë që këto ndryshime të aplikohen edhe në futbollin shqiptar, Kapllani u shpreh optimist, por theksoi se procesi nuk do të jetë i lehtë për shkak të sfidave organizative dhe infrastrukturore.

Unë mendoj që do aplikohet edhe në kampionatin shqiptar, por është e vështirë, sepse edhe VAR-i ishte vështirë të aplikohej direkt në kampionatin shqiptar. Sepse ka gjëra të tepërta”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos