
Një aksident rrugor ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar, pranë vendit të quajtur Spitali Memorial.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen me targa AB623YI ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në aksident. Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk bëhet ende e ditur.
(A2 Televizion)