Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç'punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 09:36 | Politikë

Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç'punë ka Vetëvendosje

Deputeti socialist Ardit Bido ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga protestat duke ngritur pyetjen se ç’punë kanë aktivistët e “Vetëvendosjes” që ndërhyjnë në Shqipëri.

Në foton e publikuar nga aktivistja e VV dhe të shpërndarë nga Bido, emri i deputetit socialist shfaqet i shkruajtur me spraj mbi një kosh mbeturinash.

Deputeti i PS i konsideron këto "forma gebelsiane", duke iu drejtuar përmes një mesazhi publik Albin Kurtit, që të formojë qeverinë në Kosovë dhe t'i lërë protestat në Shqipëri. 

Ç’punë kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ndërhyjnë, madje duke denigruar deputetë të Republikës së Shqipërisë? Nuk dua të futem në konspiracionin e vizitave të tua të pervershme në Delphi të Greqisë, por të bëj pyetjen e thjeshtë: çfarë i shtyn vetëvendosësit të piketojnë posaçërisht mua në këtë formë gebelsiane, që s’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë! Bëni qeveri në Kosovë e lërini protestat në Shqipëri!”, shkruan Bido në Instagram.Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç'punë ka Vetëvendosje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos