“I bën mirë vendit”, Gjuzi thirrje protestuesve: Nuk mund ta humbim projektin në Zvërnec

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 22:56 | Politikë

Ilva Gjuzi, deputete e Partisë Socialiste, u bëri thirrje të rinjve që protestojnë se nëse duan t’i bëjnë një të mirë vendit, duhet të mbështesin projektin në Zvërnec.

“Unë do të thoja që Shqipëria është në një moment shumë të rëndësishëm, qoftë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, qoftë në pikën ku e ka të domosdoshme ta shmangë humbjen e një projekti si ky në zonën e Zvërnecit, një projekt i cili përveçse do të shumfishojë investimet e huaja në Shqipëri, është një projekt që do ta vendosë realisht Shqipërinë midis kampionëve të Mesdheut. Pra, nëse të rinjtë e këtij vendi duan t'i bëjnë një të mirë vendit, jo drejtpërdrejt me angazhim politik, do ishte të mbështesin një zhvillim si ky i cili sjell të mira ekonomike, të cilat përkthehen në më shumë shërbime për qytetarët”, tha Gjuzi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Por, mbi të gjitha, Shqipëria duhet ta tejkalojë fazën e një destinacioni të lirë dhe vetëm për turizëm masiv. Duhet të krijojë hapësirat e domosdoshme për të tërhequr turizëm elitar sepse i bën mirë vendit”, tha Gjuzi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos