Gazetarja Fjorela Beleshi zbuloi se Partia Socialiste është shumë e shqetësuar nga protesta qytetare që ka arritur në ditën e saj të 11, aq sa kanë nisur kontroll në profilin e çdo personi në rrjetet sociale për të parë nëse e ka shpërndarë protestën dhe për të gjetur organizatorët.
“Janë të shqetësuar socialistët për protestën, me në krye zotin Rama, duke ndryshuar narrativën që prej fillimit e deri në fund. Fillimisht, të gjithë këta qytetarë të cilët janë në boulevard dhe poshtë zyrës së tij ishin njerëz të mirë. Sot janë budallenj, duke iu referuar fjalëve të zotit Rama, dhe janë disa elementë të cilët janë të manipuluar nga grupe të ndryshme armiq të vendit tonë, por nga ana tjetër edhe grupe brenda vendit. Partia Socialiste është e shqetësuar jo vetëm për ndryshimin e diskursit publik dhe politik, por edhe për shkakun se tashmë, të paktën sipas burimeve të A2, të gjithë socialistët aktivë dhe jo aktivë, deputetë dhe jo deputetë, kanë hyrë imtësisht në kontrollin e çdo rrjeti social të çdo qytetari, sado aktiv që të jetë, nëse ka shpërndarë një herë protestën, kanë nisur kontroll për të parë edhe për të gjetur organizatorët. Deri më tani nuk ia kanë arritur për të gjetur të gjithë organizatorët”, tha gazetarja Beleshi në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Kanë munduar të spiunojnë disa emra të cilët kanë dalë, por personazhet të cilët janë bërë publike janë kundërshtuar dhe janë mohuar. I ka ftuar zoti Rama në zyrën e tij që të jenë një përfaqësi, nuk kanë pranuar dhe duket që kjo protestë që ata quajnë ndryshe, vërtetë qenka ndryshe. Për sa i përket faktit që nuk ka asnjë lider, nuk ka asnjë tërheqje të tyre, por nuk ka deri më tani asnjë tërheqje nga ana e zotit Rama. Pavarësisht se ditën e djeshme tha që do tërhiqemi nga ligji për investimet strategjike, edhe pse zoti Rama nuk e thotë që në këtë debat apo në këtë diskurs politik që ka qenë një kërkesë e Bashkimit Europian për të hequr dorë”, shtoi Fjorela Beleshi. (A2 Televizion)