Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë

Nga Edi Ruçi
10 Qershor 2026, 21:45 | Aktualitet

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë

Një vatër zjarri është regjistruar në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës. Flakët dhe tymi i dendur janë përhapur në zonë, duke krijuar shqetësim për banorët përreth dhe duke rritur ndotjen e ajrit.

Edhe pse prej më shumë se një viti mbetjet urbane të Vlorës depozitohen në landfillin e Sherishtës, fusha e vjetër e mbetjeve vijon të mbetet problematike. Herë pas here në këtë zonë regjistrohen vatra zjarri, të cilat shkaktojnë ndotje të konsiderueshme dhe rikthejnë shqetësimin e qytetarëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Situata po monitorohet për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe ndikimin e tyre në mjedis.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos