Trashëgimia kulturore, arkeologët: Çezma e Selenicës që nga Shekulli XV

Nga Luela Myftari
27 Korrik 2026, 19:00 | Kulturë

Gjithnjë e më shumë qytetarët po bëhen të ndërgjegjshëm për pasuritë e trashëgimisë kulturore. Ka mjaftuar vetëm një njoftim, një telefonatë nga fshati Rromës në Selenicë të Vlorës që specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore zbulojnë se ajo çka doli në pah gjatë ndërtimit të një depoje uji, në fakt janë rrënojat e një çezme të vjetër.

Sipas specialistëve, çezma ruan elementë të rëndësishëm ndërtimorë, si tubacion qeramike për furnizimin me ujë, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje. Nga analiza paraprake e tipareve arkitekturore dhe materialit qeramik të gjetur, monumenti mendohet të datojë në shekujt XV–XVI, në fillimet e periudhës osmane.

Specialistët vlerësojnë se ky zbulim përbën një dëshmitë rëndësishme për historinë dhe zhvillimin e fshatit Rromës, ndërsa theksojnë se bashkëpunimi i banorëve me institucionet e trashëgimisë kulturore bëri të mundur dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj rrënoje me vlera historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos