
Pesëmbëdhjetë punonjës të Policisë së Shtetit mbetën të lënduar gjatë tubimit të zhvilluar sot para Parlamentit, ndërsa ishin në ushtrim të detyrës.
Sipas Policisë së Shtetit, lëndimet u shkaktuan si pasojë e goditjeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit.
Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi efektivët e shtruar në Spitalin e Traumës. Gjatë takimit, ai u informua për gjendjen e tyre shëndetësore dhe u shprehu mbështetjen e institucionit.
(A2 Televizion)