Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zgjaten me tre muaj afatet hetimore

Nga Igli Çelmeta
16 Korrik 2026, 12:48 | Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zgjaten me tre muaj afatet hetimore

Zgjaten me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës u mor për shkak se nevojiten edhe disa veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, avokati i autorit Elvis Shkambi, nëpërmjet një reagimi ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen "Dëshmor i Atdheut" të gjyqtarit të ndjerë, shkruan A2.

Avokati pretendon se nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme që e mbështet këtë propozim në kushtet ku nuk ka një vendim përfundimtar fajësie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos